Ekspozohen në Lezhë 25 vepra të Martin Camajt, dy prej të cilave me nënshkrimin e tij

vepra të Martin Camajt

Veprat e Martin Camajt, një prej figurave të shquara letrare të vendit janë ekspozuar në bibliotekën “Gjergj Fishta” në Lezhë. Kjo ekspozitë e veçantë është hapur në kuadër të 33-vjetorit të vdekjes së Martin Camaj dhe përmban 25 vepra të tij, dy prej të cilave të nënshkruara nga vetë autori.

“Siç e shihni ndodhet nënshkrimi i Martin Camaj në vitet e fundit të jetës”, u shpreh Paulin Zefi,  Përgjegjës i Bibliotekës “Gjergj Fishta”.

Kjo iniciative do të kthehet në traditë për të sjellë në vëmendje dhe përkujtuar, njerëzit e letrave që kanë lënë gjurmë në vendin tonë thotë përgjegjësi i Bibliotekës “Gjergj Fishta” në Lezhë Paulin Zefi.

Kjo ekspozitë me veprat e Martin Camaj do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të njohin më shumë rreth jetës dhe veprës së tij, si dhe për të shfrytëzuar mundësinë e pasurimit të njohurive mbi këtë autor të shquar shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.