“Ekspres”, ish-shefi i Shtabit, Jeronim Bazo: Hyrja e këmbësorisë izraelite në Gazë, makth ushtarak

noli shefi shtabit

noli shefi shtabit

Izraeli ka formuar një regjiment prej 300 mijë trupash, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri për të hyrë në Gazë për të çmontuar militantët e organizatës Hamas.

I ftuar në “Ekspres” në RTSH, ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, tha se futja në terrenin palestinez do të jetë e vështirë, edhe pse operacioni do të ishte me vlerë për sa i përket luftës antiterror që ka nisur.

Izraeli është i përgatitur për t’u ballafaquar. Në kuptimin ushtarak dhe operacional, futja e këmbësorisë do të ishte një makth ushtarak. Ta imagjinojmë në shtrirje si hapësira midis Durrësit dhe Kavajës, në një thellësi prej 8 km, ku ka një popullsi të dendur 2,3 milionë banorë. Në atë dendësi, nuk e njeh armikun ushtarakisht. Në këtë situatë është makth se si do të përparosh. Mund të kesh përballë civilë, snajper,” tha ushtaraku Bazo.

Izraeli nuk është i rrezikuar vetëm nga jugu me Hamasin, por në veri situata mbetet po aq e brishtë me Libanin, ku Hezbollahu po heziton deri tani ta shpërndajë konfliktin. 

Sipas z. Bazo, sulmi i 7 tetorit që la mbi 1.200 izraelitë të vrarë nuk mund të shmangej prej mënyrës si ishte paramenduar. Edhe sistemi antiraketor “Iron Dome” rezultoi i padobishëm përballë vrullit me raketa nga Gaza.

Kupola metalike nuk veproi si duhet, sepse në rastin e sulmit të fundjavës nuk kemi të bëjmë me raketa, por me dronë që fluturonin tepër ulët. Nuk bëhej fjalë për një interceptim ajror që të futej në punë kupola metalike. Në të njëjtën kohë janë goditur kullat, kamerat, pjesa ushtarake që ruante edhe kufirin me Rripin e Gazës, dhe në një moment është shpërthyer gardhi kufitar,” sqaroi z. Bazo.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, është shprehur se sulmi i Hamasit ndaj qytetarëve të tij ishte i padëgjuar për nga bilanci “që nga koha e holokaustit”, referencë që tregon shumë sipas z. Bazo.

Holokausti është gjë tepër e shenjtë, tepër sipërore për izraelitët, që do të thotë se ky sulm e ka tronditur shoqërinë atje si asnjëherë tjetër… Nuk ka justifikim për një barbari të tillë terroriste. Po të kthehemi te historia, ata do ta gjejnë si më parë gjuhën, sepse fati i ka sjellë të jetojnë pranë njëri-tjetrit, duan apo s’duan. Izraeli e ka treguar historikisht që ia del të mbijetojë dhe të lulëzojë,” deklaroi z. Bazo në “Ekspres”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.