Aktualitet

Ekstradohet nga Franca Shpëtim Kraja/37-vjeçari nga Shkodra tentoi të vriste dy punonjës të Policisë

Një 37-vjeçar u ekstradua nga Parisi, ndërsa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg, pasi në vitin 2022 ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë. Bëhet fjalë për shtetasin Shpëtim Kraja lindur në Shkodër. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Kurbinit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Nga hetimet dyshohet se shtetasi Shpëtim Kraja më datë 14.01.2022, në fshatin Arrameras, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 2 punonjësve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, të cilët i dhanë urdhër ndalimi, pasi 37-vjeçari lëvizte së bashku me 2 shtetas të tjerë, me një automjet tip “Benz”, të vjedhur në Vorë.37-vjeçari akuzohet gjithashtu si bashkëpunëtor për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.