Ekstradohet nga Spanja 30-vjeçari / Fabion Gjoni nga Malësia e Madhe, në kërkim ndërkombëtar për prodhim narkotikësh

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar vazhdim të masës arrest më burg për 30-vjeçarin, Fabion Gjoni, lindur në Koplik, Malësi e Madhe.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Spanjë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të këtij shtetasi.
Në vitin 2023, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në muajin tetor 2022, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit Fabion Gjoni , policia zbuloi një serë në fshatin Bardhaj, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, në proces tharjeje.