Ekstremet e motit dëmtojnë bujqësinë, Kina rrit përpjekjet për të parandaluar rikthimin e fermerëve në varfëri
![4f2daaf1c61f4c81b05cd1ca41743290](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/4f2daaf1c61f4c81b05cd1ca41743290.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
4f2daaf1c61f4c81b05cd1ca41743290
Dy vite pasi njoftoi se vendi kishte dalë nga varfëria absolute, Kina tashmë ka vendosor objektiv punësimin e 30 milionë banorëve në vit. Por, shteti me popullsinë më të madhe në botë, këtë vit është përballur me thatësira, çka ka ndikuar në prodhimin e drithërave.
Prodhimi i drithit veror është ulur me 1 275 miliardë kilogramë, paçka se ai i orizit është rritur disi krahasuar me vitin e kaluar.
Autoritetet atje po zgjerojnë përpjekjet për zbutjen e varfërisë në të gjithë vendin për të parandaluar rikthimin e fermerëve në varfëri, dhe qeveria ka vazhduar të rrisë çmimet minimale të blerjes së orizit dhe grurit në mënyrë që të rrisë fitimet e fermerëve.
Vitin e kaluar, të ardhurat vjetore të njerëzve të dalë nga varfëria u rritën me 14.3 për qind krahasuar me një vit më parë.
Edhe këtë vit, të ardhurat e tyre pritet të ruajnë rritje.
Sipas ekonomistëve në këtë shtet, vlera e shtuar e bujqësisë dhe industrisë së përpunimit të produkteve ushqimore vazhdon të rritet dhe shitjet me pakicë në internet të produkteve bujqësore kanë ruajtur një rritje dyshifrore, duke bërë që të ardhurat e fermerëve të rriteshin me mbi 7 për qind, më lart sesa norma e rritjes për të ardhurat e banorëve në zonat urbane.