Categories: LajmeKronikë

Ekzekutimi i Entjan Nikulaj / Sekuestrohen 25 gëzhoja, dyshohet se morën pjesë 3 autorë, pistë gjakmarrja

Detaje të reja dalin në lidhje me atentatin mafioz të mbrëmjes së të shtunes në Lezhë, ku mbeti i vrarë Entjan Nikulaj, kushëri (djalë xhaxhai) i Ardian Nikulajt.

Teksa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve vazhdojnë, burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar disa persona. Ndërkohë mësohet se në vendin e ngjarjes, ku u vra Entjan Nikulaj, 40 vjeç,  janë gjetur të paktën 25 gëzhoja. Entjan Nikulaj u ekzekutua rreth orës 21:30 të së shtunës me breshëri plumbash në rrugën “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”. Për fat të keq 40-vjeçari, i cili u qëllua teksa ishte brenda në makinë nuk i mbijetoi plagëve të marra. Pavarësisht ndihmës dhe trajtimit të menjëhershëm mjekësor, Entjan Nikulaj ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës.Pas vrasjes, në afërsi të Rinasit u gjet një automjet duke u djegur, brenda se cilës kishte dhe një armë zjarri automatik. Referuar dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ngjarja, rezulton se kjo makinë BMË ngjyrë gri me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë është përdorur nga autoret në atentatin ndaj 40-vjeçarit Entjan Nikulaj.Entjan ose ndryshe Eno Nikulaj, është djalë xhaxhai i Ardian Nikulajt, i cili u vra më 19 prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin. Ky i fundit u vra si pasojë e hasmërisë 26 vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.Ndërkohë, më 19 Korrik po të këtij viti, i ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë mbeti Nikolin Lekstakaj. Sipas burimeve për mediat, Entjan Nikulaj, ishte një prej personave të dyshuar në këtë ngjarje. Shkaqet e këtij atentati nuk dihen ende. Por dyshohet se ekzekutimi i Entjan Nikulajt mund të ketë ardhur si pasojë e hakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj, megjithatë deri më tani policia ka qenë e rezervuar për të dhënë një pistë konkrete.Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

10 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

10 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

10 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

10 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

10 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

11 hours ago

This website uses cookies.