Ekzekutoi brenda burgut të Peqinit Arben Lleshin, Sokol Mjacaj i jep detaje mbi ngjarjen grupit hetimor
I dënuari përjetë Sokol Mjacaj, që ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen, po merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Sipas burimeve, Mjacaj ka dhënë detaje për ngjarjen dhe ka zbardhur mekanizmat.
Kujtojmë se Sokol Mjacaj ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e tij në regjimin “41 Biss”.
Më 15 dhjetor, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, qëlloi për vdekje të burgosurin Arben Lleshi dhe plagosi shokun e tij të qelisë Indrit Shaqjën.
Sokol Mjacaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër në vitin 2015, me qëllim grabitjen.