Ekzekutuan Ramazan Matajn në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit

Ramazan Matajn në Shkodër

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të cilët akuzohen për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Mataj u ekzekutua në një atentat e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.

Arjon Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa vëllai i tij, Klisman Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vëllezërit kërkuan një masë sigurimi më të butë, por që nuk është pranuar nga gjyqtari Fatri Islamaj, i cili ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Arjon Hasaj ka pranuar krimin dhe ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj. Sipas Hasajt, 33-vjeçari i kishte dërguar burrit të dytë të motrës së tij dhe njerëzve të tjerë në fshat edhe video intime ku viktima shfaqej me të motrën e autorit.

Sa i përket vrasjes, 29-vjeçari ka treguar se viktimën e ka nxjerrë në pritë, pas një bisede që kanë patur në Instagram, me anë të një profili të rremë vajze. Ndërkohë, vëllai i vogël, Klisman Hasaj ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.