Lajme

Ekzekutuan Ramazan Matajn në Shkodër, Apeli lë në burg dy vëllezërit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të cilët akuzohen për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj.

Mataj u ekzekutua në një atentat e 4 Janarit në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër me breshëri kallashnikovi brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.

Arjon Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa vëllai i tij, Klisman Hasaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vëllezërit kërkuan një masë sigurimi më të butë, por që nuk është pranuar nga gjyqtari Fatri Islamaj, i cili ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Arjon Hasaj ka pranuar krimin dhe ka treguar se arsyeja pse e ka vrarë Ramazan Matajn ka qenë për shkak të një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh dhe se ai i kishte prishur dy martesa asaj. Sipas Hasajt, 33-vjeçari i kishte dërguar burrit të dytë të motrës së tij dhe njerëzve të tjerë në fshat edhe video intime ku viktima shfaqej me të motrën e autorit.

Sa i përket vrasjes, 29-vjeçari ka treguar se viktimën e ka nxjerrë në pritë, pas një bisede që kanë patur në Instagram, me anë të një profili të rremë vajze. Ndërkohë, vëllai i vogël, Klisman Hasaj ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Silvinjo dhe stafi teknik i Kombëtares ndjekin derbin e Milanos dhe takojnë Kristjan Asllanin

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik…

44 seconds ago

“Giro d’Italia 2025”, Suzuki do të jetë motori zyrtar i garës

Organizatorët e “Giro d’Italia 2025” kanë bërë me dije se çiklistët do të asistohen nga…

3 minutes ago

Shkëlqejnë legjionarët: Gjimshiti shënon gol, Kumbulla ndal Realin

Futbollistët e Kombëtares shqiptare zhvilluan një tjetër javë pozitive duke u aktivizuar si titullarë dhe…

4 minutes ago

Vetëmbytja e nënës me 3 fëmijët në Bunë, prokuroria kërkon 6 vite burg për bashkëshortin

Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma…

8 minutes ago

Komisioneri për Informim dhe KQZ-apel partive: Kujdes me të dhënat e qytetarëve gjatë fushatës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi dhe…

12 minutes ago

Moti- Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat të pandryshueshme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

6 hours ago

This website uses cookies.