Elbasani-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Objektivi ynë kualifikimi në turin tjetër

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç,

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së sotme kundër Elbasanit në Kupën e Shqipërisë, takim që do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku thotë se nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje, por thekson se ndaj Elbasanit shkodranët gjithmonë kanë zhvilluar lojëra të mira. Kualifikimi në gjysmëfinalen e Kupës mbetet objektivi i Vllaznisë.

“Kemi treguar se me Elbasanin mund të bëjmë ndeshje të mirë. Tani është kompeticion tjetër dhe ka rregulla tjera, prandaj duhet të jemi sa më të fokusuar për ndeshjet e Kupës. Nuk shoh avantazh për sfidën e parë se në të dyja ndeshjet fiton ekipi më i mirë.

Nuk dua të di çfarë mund të ndodhë pas ndeshjes, të shkojmë atje dhe të marrim rezultat të mirë. E di që do të investojmë në maksimum. Nesër fillon kapitull ku objektivi është të kalojmë në raundin tjetër.

E dimë që Elbasani është ekip i mirë dhe duam të përballemi në mënyrë sa më profesionale, por nuk ka lidhje me çfarë ekipi. Nëse do të luash në nivel të lartë, duhet të jesh gjithmonë konstant dhe të bësh një futboll të mirë”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.