Elda Laro drejtuese e Orkestrës Simfonike – Kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin: Të tjerat janë dokrra hini!

elda laro f

Nga skenat prestigjioze të Berlinit në zemër të Shkodrës, dirigjentja e njohur me famë botërore, Elda Laro, merr drejtimin e Orkestrës Simfonike të qytetit.

 Lajmi u konfirmua nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në rrjetin social Facebook, ku shkruan “Siç e dini mirë tashmë, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, zgjedh t’u besoj profesionistëve e të “flas” me punë.

Znj. Elda Laro është hyrja e re në ekipin që drejton asetet kulturore të Shkodrës, ndërsa Orkestra Simfonike e qytetit tonë ka shumë punë të bukura para.

Të tjerat janë dokrra hini. Suksese artistëve!

Vetë dirigjentja e mirenjohur ka shprehur kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim permes nje videoje, duke theksuar se eksperienca e saj në koncertin e tenorit të famshëm Ramë Lahaj në Shkodër i la mbresa të paharrueshme, duke e bërë të pamundur refuzimin e kësaj ftese.

“Së bashku po punojmë për të sjellë koncerte të nivelit më të lartë, duke ftuar artistë të mrekullueshëm që performojnë në skenat botërore.

Objektivi ynë është ta kthejmë Shkodrën në vatër të rëndësishme kulturore,” –  theksoi  Laro.

Me një vizion ambicioz, ajo synon të sjellë artistë të njohur ndërkombëtarisht për të interpretuar në skenat e Shkodrës, duke e pozicionuar qytetin si një epiqendër të muzikës klasike në Shqipëri.

Elda Laro është një dirigjente shqiptare me një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Ajo nisi studimet në Shkodër dhe më pas, falë talentit të spikatur, u transferua në Tiranë.

 Në vitin 1989 fitoi bursë për të studiuar në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Torinos, duke u specializuar më tej në Paris dhe Salzburg.

 Karriera e saj përfshin përvoja në teatro të famshëm si “La Scala” në Milano, “Theater Münster” në Gjermani dhe shumë të tjerë.

Pas një eksperience të gjatë si pianiste dhe shoqëruese operistike, ajo u bë dirigjente, duke sfiduar stereotipet gjinore në këtë fushë.

Aktualisht, ajo është dirigjente në Operën e Berlinit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.