Elena e dashuruar me violinën/ Nxënësja e klasës së 9- të ndjek mësimet për këtë instrument në shkollën “Prenkë Jakova”
Elena Babani është nxënëse e klasës së nëntë në shkollën artistike “Prenkë Jakova”. Që e vogël, violina i është bërë pjesë e pandarë e jetës së saj. Tingulli dhe melodia që krijon ky instrument sipas Elen e bën atë të veçantë në dallim nga të tjerët. Mirëpo si çdo gjë e bukur ka edhe vështirësinë e vet…Çdo ditë Elena ushtrohet 3 deri në 4 orë me violinën por puna me të i është shpërblyer në shumë koncerte brenda dhe jashtë vendit ku ajo ka marrë pjesë.Ndonëse e ka përjetuar magjinë e skenës, tundohet edhe nga dëshira për të bërë art në rrugët e qytetit të saj.Kjo përgatitje e saj veç talentit dhe aftësive të saj vjen edhe puna e bërë nga mësuesit e saj në gjithë këto vite.Elena është e sigurtë në vetvete se violina do të vazhdojë të jetë bashkëudhëtarja e pandarë e jetës së saj dhe se nuk do ta braktisë atë asnjëherë.