Lajme

Elhaida Dani: Ftesë për festival. Sill këngën tënde në 27-28 dhe 29 shtator!

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Elhaida Dani, artistja që ka shënjuar një sërë suksesesh ndër skenat botërore dhe ato shqiptare, do të jetë Drejtoresha Artistike e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar, për t’i shtuar kështu një tjetër moment të rëndësishëm arritjeve të saj artistike.

E ndërsa ditët kalojnë për t’ju afruar netëve të këtij festivali, duket se përgatitjet kanë nisur.

Thirrja e parë për kompozitorët, artistët, krijuesit sapo ka nisur të përcillet nga ekrani dhe social media e RTSH-së. Është vetë Elhaida Dani ajo që po fton, përmes një spoti, artistët që të aplikojnë e të sjellin krijimet e tyre për festivalin e këtij viti, duke kujtuar edhe një herë faktin se gara e vërtetë e muzikës i ka rrënjët tek festivali i këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

“Eja fitoje!” është ftesa e drejtpërdrejtë e artistes drejtuar artistëve, duke synuar të përcjellë tek ata krahas informacionit edhe besimin për një konkurim të drejtë e transparent, ashtu siç e ka dashur dhe vlerësuar, sa herë ka marrë pjesë në festivale, edhe vetë ajo.

Nuk dihet ende nëse këtë vit do të ketë dy apo një çmim të parë, nëse fituesen që do të na përfaqësojë në Eurovizion do ta zgjedhë sërish vota e publikut apo jo… Këto janë detaje që do të zbardhen ditë pas dite. Ajo çfarë dihet e saktë sot për sot është se në datat në datat 27-28 dhe 29 shtator, krijuesit që duan të jenë pjesëmarrës në festivalin e 63-të në RTSH, duhet të dërgojnë krijimet e tyre tek festivali63@rtsh.al.

Informacionet e plota e shumë të rëndësishëm mbi aplikimin dhe materialet që duhet të dorëzojnë mund t’i lexojnë në faqen zyrtare: festivali.rtsh.al.

Krijuesit duhet të dorëzojnë:

-Këngën e plotë në formatin mp3 .

-Orkestralen bashkë me zëra shoqërues në formatin mp3 .

-Tekstin (poezinë) e këngës në formatin word.

-Minutazhi i këngës konkuruese nuk duhet t’i kalojë 4 Minuta.

-Duhet të shkruani emrat e autorëve të këngës konkuruese (kompozitori, poeti, orkestruesi, producenti realizues dhe studio realizuese).

-Autorët e këngës duhet të jenë shqiptarë.

-Kompozitori lejohet të prezantojë në festival vetëm 1 KËNGË

-Fotografi të artistit apo grupit performues nëse merr pjesë për herë të parë në festivalin e RTSH-së.

-Artisti performues (këngëtari) duhet të ketë mbushur moshën 16 vjeç.

-Numër kontakti dhe email për komunikim direkt me stafin e festivalit.

-Krijimet që do të paraqisni duhet të jenë të reja e të papublikuara më parë, në asnjë formë e format!

RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

15 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

15 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

15 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

15 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

17 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

17 hours ago