Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Si u rrëzova dhe u ringrita

Elhaida Dani rrëfen

Drejtuesja artistike e Festivalit të 63, këngëtarja Elhaida Dani ka rrëfyer betejën e saj me paragjykimet mbi jetën e saj private.

Dani tregoi se si lindi dashuria e saj, rrëzimi dhe më pas ringritja e saj.  

Ajo tha më tej se është rritur për të fituar dhe është rritur për të “qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari; kjo është vajza ime!”

Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë. Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet paragjykimeve që të ndjekin pas. Isha në atë sallë, e mbani mend, në atë skenë, duke ndjerë çdo hap, ritëm, dhe po ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova!

Nuk ishte një akt, nuk ishte një shfaqje, ishte një ndjesi e pastër. Ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më gjykuar dhe për të më ndëshkuar. E keqja është që ti e ndjen shumë rëndë, shumë thellë si një takë të thyhet papritur dhe rrëzohesh.

Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin.  Vetëm tre ditë mjaftuan që çdo gjë të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin, që nuk e kuptonin zemrën time, ndërsa mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj.

Jam rritur me ëndrrën për të fituar. Jam rritur për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari; kjo është vajza ime!”, u shpreh Elhaida Dani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.