Eliminohet Djokovic, Sinner në finalen e Australian Open
Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit italian: ai është italiani i parë që kualifikohet në finalen e Australian Open. Në Melburn, 22-vjeçari mposhti numrin një të botës Novak Djokovic me rezultatin 3-1 (6-1, 6-2, 6-7, 6-3). Për herë të parë në karrierën e tij, Sinner arrin aktin e fundit në një Slam dhe e bën këtë me një paraqitje të jashtëzakonshme përballë Djokovic.
Italiani fiton me lehtësi 2 setet e para, por serbi reagon duke fituar me “tie break” 7-6 setin e tretë. Sinner fiton edhe setin e katërt dhe shkruan historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Australian Open, aty ku do të diskutojë titullin kampion me fituesin e sfidës Medvedev-Zverev.
Djokovic, që nuk humbiste në Melburn prej 2195 ditës, rrëzohet nga froni. Ndërpritet seria e 33 fitoreve radhazi të serbit, që nuk humbiste në Australian Open nga viti 2018.