Elina Duni sjell Jazz dhe Folk/Atmosferë e bukur në sheshin para Bashkisë në “Shkodra Jazz Festival”

Ritmet e muzikës Jazz vijuan sërish në sheshin para Bashkisë me qindra qytetarë që iu bashkuan atmosferës së tingujve të “Shkodra Jazz Festival”.
Në këtë natë, Elina Duni & Rob Luft Band prezantuan repertorin e tyre unik që përzien tingujt tradicionalë shqiptarë me Jazz-in bashkëkohor.Menjëherë pas përfundimit, artistja me famë ndërkombëtare, Elina Duni, rrëfen emocionet që mori nga ky koncert në Shkodër.Koncerti do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim. Nga 12 gushti, “Shkodra Jazz Festival” ka dhuruar atmosferë të bukur në qytet me eventet e “Shkodra Sounds” dhe artistët pjesëmarrës.