Elisa Spiropali, kryetare e re e Kuvendit: Mirënjohje shqiptarëve dhe Ramës që më solli këtu!

Pasi u votua me votim të fshehtë elektronik, ku mori 75 vota pro dhe 4 kundër, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj të parë në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

Mes protestës së deputetëve të opozitës, të cilët godisnin tavolinat me grusht dhe hidhnin ujë në drejtim të Spiropalit, kjo e fundit shprehu mirënjohjen për detyrën e re që ka marrë tashmë si kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo u tregua mirënjohëse ndaj qytetarëve shqiptarë që sipas saj, e sollën në vitin 2017 dhe e risollën në vitin 2021, ndërsa falënderoi edhe vetë kryeministrin Edi Rama që i besoi një detyrë të tillë.

Sipas Spiropalit, kjo do të jetë detyrë e vështirë për të, por është e vetëdijshme se çfarë do të thotë të jesh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim, e ndiej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani. Nuk jam drojë të pranoj se jam e prekur në jetën time të shkurtër apo të gjatë publike, nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër! Besoj se e di mirë që ky është një ushtrim i vështirë politik, por jam e qartë që në këtë ushtrim çfarë shkon mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujtdo që ju e ngjisni këtu lart. Megjithatë, kjo nuk më tremb por më vetëdijëson dhe më motivon. Mirënjohjen ia blatoj të parën qytetarëve që më sollën këtu në 2017-n dhe më risollën në 2021-n. Mirënjohjen ua kam detyrim secilit koleg në këtë sallë dhe kryetarit të kësaj shumice, kryeministrit të vendit, njeriut më të pakënaqur nga vetja që ma besuan mua përgjegjësinë solemne të kryeshërbëtorit të këtij Kuvendit për Shqipërinë e sotme dhe Shqipërinë 2030”, u shpreh Spiropali.

Spiropali zëvendësoi në këtë detyrë Lindita Nikollën e cila dha dorëheqjen me arsyetimin e problemeve shëndetësore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.