Elon Musk bën njoftimin, Starlink funksional në Shqipëri

Rrjeti i zhvilluar satelitor për internet “Starlink” tashmë është i disponueshëm edhe në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga miliarderi Elon Mask që zotëron kompaninë Spacex që ka nën pronësi Starlink. “interneti me shpejtësi të lartë i Starlink ofrohet në Shqipëri, shkruajti Mask në një postim publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social x, që zotërohet po nga miliarderi. 

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX. Me potencialin për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rritur mundësitë arsimore dhe komunikuese, hyrja e Starlink në Shqipëri përfaqëson një moment historik teknologjik për vendin tonë. Sistemi funksionon përmes një rrjeti satelitësh të orbitës së ulët të Tokës (LEO) që komunikojnë me marrës të caktuar tokësorë.

Për shkak se këta satelitë janë më afër Tokës në krahasim me satelitët tradicionalë gjeostacionarë, Starlink mund të ofrojë lidhje interneti me më pak vonesë dhe me më shumë shpejtësi. Zgjerimi i Starlink në Shqipëri përfaqëson një hap jetik në botën dixhitale.

Ndërkohë që sfidat mbeten, lançimi i shërbimit ka potencialin të ndryshojë rrënjësisht peizazhin e lidhjes me internetin në Shqipëri, duke nxitur mundësi për rritje dhe zhvillim. Ndërsa Starlink vazhdon të zhvillohet, do të jetë e rëndësishme të monitorohet se si prezenca e tij formëson të ardhmen dixhitale të Shqipëri.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.