Elon Musk i pezulloi përkohësisht llogarinë në X bashkëshortes së Navalnit
Rrjeti i mediave sociale X, i njohur më parë si Twitter, pezulloi përkohësisht llogarinë e Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse që vdiq në rrethana të dyshimta në një burg të Rrethit Arktik të premten.
“Llogaria është pezulluar”, thuhej në një njoftim në llogarinë e saj. Nuk ishte menjëherë e qartë pse.
X ka rivendosi sërish më pas aksesin në llogarinë e Yulia Navalnaya, por ende nuk ka asnjë shpjegim për pezullimin e përkohshëm.
Navalnaya, 47 vjeçe, ka akuzuar autoritetet ruse për vrasjen e burrit të saj, fshehjen e trupit të tij dhe pritjen që gjurmët e agjentit nervor novichok të zhduken prej tij./ The Guardian