Elon Musk: Starlink do të mbështesë lidhjen me organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza
Miliarderi Elon Musk njoftoi se është i gatshëm të operojë sistemin e internetit satelitor të SpaceX, Starlink, në zonën e Rripit të Gazës për të mirën e organizatave humanitare.
“Starlink do të mbështesë organizatat e njohura ndërkombëtare të ndihmës në Gaza”, postoi Musk në llogarinë e tij në X .
Megjithatë, sapo Starlink të futet në këtë zonë, mund të mos jetë e mundur të mohohet aksesi i organizatës terroriste Hamas në sistem. Kjo hyrje potencialisht mund të ofrojë ndihmë të rëndësishme për organizatën terroriste në konfliktin e saj me Izraelin.
Ky shërbimi i Starlinkut u mundësua pas shumë kërkesave në rrjetin social “X” nga shumë përdorues të cilët kërkonin që Gazës t’i ofrohej internet.
Starlink është një plejadë interneti satelitore që po ndërtohet nga SpaceX, një prodhues privat i hapësirës ajrore dhe kompani transporti hapësinor.
Në përgjigje të njoftimit të Musk, Ministri izraelit i Komunikimeve Shlomo Karhi tha të se Izraeli do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për ta luftuar këtë veprim.
“Hamasi do ta përdorë atë për aktivitete terroriste. Nuk ka dyshim për këtë, ne e dimë dhe Musk e di. HAMAS është ISIS”, theksoi ai.