Elsa Lila në podcastin me Ramën: Tirana shumë më e pastër dhe e sigurt se Roma, mendoj edhe rikthimin këtu

lilil111

lilil111

Këngëtarja e njohur Elsa Lila e cila prej vitesh ka vendosur të vazhdojë jetën e saj në Romë të Italisë, ka qenë në podcastin me kryeministrin Edi Rama, e cila ka folur gjatë për jetën dhe profesionin e saj. Mes të tjerave, Elsa Lila komentoi dhe zhvillimin e Tiranës, të cilin e cilësoi një qytet shumë herë më të pastër dhe të sigurt se Roma. “Unë vij, kam ardhur gjithë kohës në Tiranë. Thjesht nuk jam dukur. Kam ardhur me Evitën time çdo vit. Kryesisht Vitin e Ri e kaloj këtu, Pashkët i kaloj këtu. Në verë vij shpesh se Evita preferon ta kalojë verën në jugun e Shqipërisë. Kështu që unë e kam parë Tiranën të zhvillohet gradualisht, të pastrohet gradualisht, të evoluojë gradualisht dhe kemi arritur në një moment fantastik, them ku unë vij me bandën time italiane dhe gjysma e tyre thonë që duan të transferohemi këtu, kaq bukur është.  Sa pastër është në krahasim me Romën, sa i sigurt është si qytet në krahasim me Romën, flas për kriminalitetin rrugëve natën, në qendër. Atje, unë nuk dal vetëm në mbrëmje e pashoqëruar, sepse është e rrezikshme të dalësh, duke qenë se bashkëjetojnë shumë etni edhe kriminaliteti ka arritur nivele shumë të larta. Aq më pëlqen Tirana e kohëve të fundit, sa po mendoj edhe që kur Evita të mbaroj këtë cikël studimesh, pse jo të transferoheshim këtu, jetohet shumë mirë tani, nuk është më ajo Tirana e një kohe. Keni bërë një punë fantastike të gjithë bashkë, si një skuadër”, deklaroi Elsa Lila.

Kryeministri Rama u shpreh se Tirana këtë vit ka njohur një bum turistik. “Tani Tirana e ka arritur atë pikën ku shijohet shumë kur e viziton. Tirana për shembull këtë vit ka pasur një super bum turistik që nuk e ka pasur përpara. Edhe kur filluan të vinin më shumë turistë në Shqipëri nuk është se fokusoheshin në Tiranë, por vinin kryesisht për të shkuar në vende të tjera. Këtë vit ka qenë diçka e jashtëzakonshme. Unë për herë të parë ndoshta sepse ka qenë masive, nuk e kam vënë  re vitet e tjera, për herë të parë kam vënë re që në korrik, por sidomos në gusht, kur Tirana zakonisht ka qenë  vetëm e atyre që nuk ka pasur mundësi, ose nuk kanë qenë në atë kohë të dëshiruar të shkojnë me pushime, ishte vetëm e atyre.  Në verë Tirana është bërë ndërkombëtare”, theksoi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.