Elsa, një shqiptare në Indi, vajza nga Malësia e Madhe është pedagoge në shkollën e modës në Mumbai
Elsa Nilaj është vajza me origjinë nga Malësia e Madhe që ka mbi 10 vite jashtë vendit. Ajo ka ndërtuar jetën e saj në qytetin e Mumbait në Indi me bashkëshortin, një aktor filmash në këtë vend. Punon si pedagoge në një shkollë mode në Indi dhe pasionin për stilimin e shfaqi edhe në edicionin e fundit të “Muza Competition” ku mes 4 mijë konkurentëve, ajo u rendit në 10 më të mirat.Jeta në Indi ndryshon nga ajo në Shqipëri dhe Elsa tregon më shumë rreth organizimit të ditës së saj në këtë vend.
Elsa është një nga shembujt e shqiptarëve të suksesshëm në botë, që falë pasionit dhe aftësive të saj ia ka dalë të ndërtojë jetën në një vend të largët si India.