Categories: BotaLajme

Emergjenca e emigrantëve në Itali, presidentja e KE-së dhe kryeministrja Meloni vizitojnë Lampeduzan

Presidentja e KE Ursula fon der Lajen do të shohë nga afër situatën e emergjencës së emigrantëve në Lampeduza. Zyrtarja e lartë evropiane pranoi ftesën e kryeministres italiane Xhoxha Meloni për të vizituar së bashku ishullin jugor të Italisë, ndërkohë që nuk ndalen varkat me njerëz nga Afrika e Veriut  

Zbarkimi masiv i emigrantëve në Lampeduza nuk ka të ndalur, vetëm gjatë orëve të para të së dielës kanë mbërritur 4 varka me 160 emigrantë, mes tyre edhe gra e fëmijë.

Mediat italiane raportojnë se dhjetëra varka të tjera me qindra emigrantë në bord janë nisur drejt Lampeduzas, ku sot pritet të mbërrijë kryeministrja Xhorxha Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Një ditë më parë zyrtarja e lartë evropiane pranoi ftesën e Xhorxha Melonit për të vizituar ishullin italian, që të mund të shihte nga afër situatën emergjente të krijuar nga zbarkimi masiv i emigrantëve.

Meloni në një video-mesazh të premten tha se Italia është nën presion të lartë për shkak të numrit të madh të anijeve me emigrantë që mbërrijnë nga Afrika e Veriut në Lampeduza. Ajo paralajmëroi se ministria e mbrojtjes do të krijojë qendra të reja pritjeje për emigrantët.

Kryeministrja italiane bëri me dije se i kishte propozuar presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel që çështja e emigrantëve të ishte në agjendën e samitit të BE-së në tetor,  ndërkohë do të kërkojë një mision evropian për të ndaluar nisjen e anijeve me emigrantë.

Mbi 7 mijë emigrantë kanë zbarkuar nga dita e martë në Lampeduza, numër që është më i lartë se vetë popullsia e këtij ishulli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Të vegjlit rrëfejnë mbi librat e preferuar që kanë lexuar

Janë të vegjël, por sot listojnë dhjetëra libra të lexuar. Në Ditën Botërore të Librit…

30 minutes ago

“Ecim për autizmin”  – Marshim sensibilizues në Ditën Botërore të Autizmit

 “Ecim për autizmin”  ishte slogani i marshimit përgjatë pedonales së qytetit. Përfaqësues të Bashkisë Shkodër…

32 minutes ago

Të rrisësh dy fëmijë me autizëm – Familja Kopliku nga Shkodra, rast shprese për shumë të tjerë

Kjo është Etleva Kopliku nga Shkodra.  Dy djemtë e saj, Rezarti dhe Arjet janë të…

41 minutes ago

“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në…

47 minutes ago

“2 Prill 1991”, për të mos harruar – Katër qytetarë të Shkodrës u vranë, mbi 80 u plagosën dhe u lënduan

2 prilli i 34 viteve më parë, ishte një ditë që nisi si çdo tjetër,…

50 minutes ago

“KEA” përkujton “ 2 Prill 1991 ” – Përfaqësues të këtij subjekti politik  bënë homazhe dhe vendosën kurora

Edhe Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 Prillit që u flijuan 34…

54 minutes ago