Emërohen 21 kardinalë /18 prej tyre kanë të drejtë vote për të zgjedhur pasuesin e Papa Françeskut

8de1c758336346cda5e7372aeb076fa0

8de1c758336346cda5e7372aeb076fa0

21 klerikë katolikë nga të gjithë cepat e botës kanë marrë detyrën e kardinalit nga Papa Francesku. Në një ceremoni zhvilluar në sheshin Shën Pjetër, ati i shenjtë mirëpriti ata dhe i quajti princërit e rinj të kishës, që pritet ta ndihmojnë atë në zbatimin e reformave që do të ndërmarrë dhe njëri prej të cilëve një ditë mund të bëhet pauses i tij.  

“Diversiteti është i rëndësishëm, është i nevojshëm. Megjithatë, secili pre jush duhet të japë kontributin e tij në këtë orkestër të përbashkët simfonike”, iu drejtua papa kardinalëve të rinj, mes të cilëve diplomatë, këshilltarë të tij të afërt dhe administratorë.

Duke caktuar 21 kardinalët e rinj, papa ka rritur numrin e kardinalëve të zgjedhur prej tij që kanë të drejtë vote për zgjedhjen e pasuesit të Franceksut. Në total janë 137 kardinalë me të drejtë vote, dhe rreth 73 për qind e tyre janë zgjedhur nga Ati i Shenjtë. 

Kjo përqindje rrit më tej mundësinë që papa i ardhshëm të ketë të njëjtin vizion me Franceksun për një kishë më progresive dhe përfshirëse.  Ceremonia e marrjes së detyrës nga kardinalët e rinj, erdhi disa ditë para se Ati i Shenjtë të drejtojë një takim të madh ipeshkvësh ku do të diskutohet e ardhmja e kishës katolike, në një kohë ku po diskutohen çështje që dikur konsideroheshin tabu, si roli I grave në kishë, katolikët që I përkasin komunitetit LGBT apo edhe beqaria e priftërinjve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.