Emigracioni- Gjykata e Bolonjës çon në Gjykatën e BE dekretin e “Vendeve të Sigurta”: Mbi cilin parametër identifikohen?

Çështja e emigracionit në Itali, konkretisht përcaktimi i vendeve të sigurta, vijon të shkaktojë paqartësi dhe debate. Gjykata e Bolonjës ka referuar në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë dekretin italian për “vendet e sigurta”, pas projektligjit të ri që u bë me synimin për funksionimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, pasi vendimi i Gjykatës së Romës e bëri të pamundur zbatimin e saj.

Seksioni i imigracionit i gjykatës së Bolonjës i dreson disa pyetje Gjykatë Evropiane të Drejtësisë, konkretisht: “Cilat janë parametrat për të identifikuar kushtet e sigurisë së një vendi? Dhe a ka detyrim që gjyqtari të mos zbatojë dispozitat kombëtare në rast konflikti me direktivën europiane, për qëllime të njohjes së statusit të mbrojtjes ndërkombëtare?”

Projektligji i ri ka shkaktuar edhe një herë polemika mes gjyqtarëve dhe të qendrës së djathtë, ndërsa kryetari i gjykatës, Pasquale Liccardo shpjegon se “synojnë vetëm marrjen e një interpretimi uniform dhe të qëndrueshëm të ligjit të Bashkimit Europian nga organet gjyqësore italiane dhe të gjitha degët e shtetit, të detyruara të respektojnë ligjin e Bashkimit Europian sipas interpretimit detyrues të Gjykatën Evropiane të Drejtësisë”.

Referimi nga gjyqtarët e Bolonjës rrjedh nga rasti i një azilkërkuesi, një shtetas i Bangladeshit, i cili 18 tetorin e vitit të kaluar kundërshtoi një dispozitë të komisionit territorial, pasi kërkesa e tij për mbrojtje u deklarua e pabazuar për shkak të “origjinës së tij nga një vend i sigurt dhe dështimi për të treguar arsye serioze për ta konsideruar atë vend të pasigurt”. Duke filluar nga 24 tetori, me një dekret qeveritar, Bangladeshi konsiderohet nga Italia një vend i sigurt, por për Gjykatën e Bolonjës, këtu lindin dyshime.

Gjykata kujton se për të folur për një vend të sigurt, siguria duhet të prekë të gjitha grupet shoqërore në të njëjtin vend. Dhe për të shpjeguar konceptin, Gjykata përdor shembullin paradoksal të Gjermanisë naziste apo Italisë fashiste.

“Gjermania nën regjimin nazist ishte një vend jashtëzakonisht i sigurt për shumicën dërrmuese të popullsisë gjermane: me përjashtim të hebrenjve, homoseksualëve, kundërshtarëve politikë, njerëzve të grupit etnik rom dhe grupeve të tjera minoritare, por mbi 60 milionë gjermanët mburreshin me një gjendje sigurie të lakmueshme. E njëjta gjë mund të thuhet për Italinë nën regjimin fashist. Dhe përsëri nëse një vend do të konsiderohej i sigurt kur siguria i garantohet popullatës së përgjithshme, nocioni i një vendi të sigurt mund të zbatohej pothuajse në të gjitha vendet në botë, dhe për këtë arsye do të ishte një nocion pa asnjë konsistencë ligjore”, thotë Gjykata.

Për këtë arsye ata i kërkojnë Gjykatës së Drejtësisë të sqarojë “nëse prania e formave të persekutimit” apo “ekspozimi ndaj rreziqeve serioze të një grupi të vetëm shoqëror, si personat LGBTIQA+, pakicat etnike ose fetare, gratë e ekspozuara ndaj dhunës gjinore ose trafikimit, i përjashton apo jo nga emërtimi i vendeve të sigurta”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.