Categories: LajmePolitikë

Emigracioni i paligjshëm në Britani, një vit nga marrëveshja mes Ramës dhe Sunakut

Kur Edi Rama trokiti në derën e homologut britanik në një takim që nuk kishte ndodhur kurrë në këto nivele, pakkush e besonte se mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar në një vit do të kishte përparime të dukshme në fusha me interes të ndërsjellë.

Në kohën kur dy kryeministrat ishin ulur në këtë takim e po zotoheshin për të nisur një erë të re, shqiptarët përmendeshin nga mediat e rrjetet sociale si sfiduesit e paligjshëm të kanalit detar që lidh ishullin e Mbretërisë me kontinentin evropian.

Të dy palët politike e kishin kuptuar se kishte ardhur momenti për një qasje të re që i sjell qeveritë, vendet dhe popujt në komunikime me interes të përbashkët.

Historia solli në skenë të ashtuquajturën komunikatë të përbashkët mes dy kryeministrave Rama e Rishi Sunak me 3 qëllime:

  • çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme (duke u përqendruar kryesisht te lufta kundër krimit të organizuar dhe imigracionit të paligjshëm);
  • rritja ekonomike dhe investimet;
  • inovacioni, rinia dhe arsimi. Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm.

Që prej asaj kohe ngjarjet rrodhën shpejt e këtë mes Dhjetori njeriu që përfaqëson Mbretërinë e Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith i mblodhi bashkë në rezidencën e tij, shqiptarë e britanikë për të kremtuar një vit që nga lindja e komunikatës së përbashkët mes dy vendeve.

Dua t’ju përgëzoj për reduktimin me 90 për qind të mbërritjeve të paligjshme të shtetasve me kombësi shqiptare në Britaninë e Madhe, pasi nga 12 mijë persona që u regjistruan vitin e kaluar ka shkuar në 1 mijë persona gjatë viti 2023. Kjo tregon edhe për bashkëpunimin e madh edhe në fushat e tjera që shumë [nga ju në këtë sallë] keni bërë për të arritur këtë sukses. Ne kemi arritje edhe ne fusha të tjera. Nuk do ta kisha menduar që pas firmosjes së marrëveshjes së 13 dhjetorit 2022 do të kishim bashkëpunim aq shpejt edhe në fusha të tjera. Në maj të këtij viti firmosëm marrëveshjen tjetër në fushën e burgjeve dhe drejtësisë. Jam shumë i kënaqur për bashkëpunimin që disa nga ekspertët më të mirë britanikë në sistemin e burgjeve po japin për modernizmin e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Jam gjithashtu i kënaqur që dorëzova një numër të madh automjetesh në ndihmë të sistemit të burgjeve ne Shqipëri,” tha ambasadori King-Smith.

Nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtues të policisë së shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, përfaqësues të agjencive të sigurisë, përfaqësues nga shtete të tjera partnere strategjike me Shqipërinë, partnerë të Britanisë së Madhe në Tiranë nga media dhe shoqëria civile e ndanë kohën bashkë në rezidencën e ambasadorit për biseda të shkurtra e të gjata.

Ndërsa ambasadori britanik fliste, në krah kishte ministrin Balla, të cilin e përgëzoi për çfarë policia shqiptare ka arritur, madje ambasadori britanik tha se Shqipëria është partneri më i mirë operacional për Britaninë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

15 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

15 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

16 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

16 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

16 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

16 hours ago

This website uses cookies.