Emigracioni po zbras vendin/ Dom Artur Jaku: Pasuria e vendit ndodhet në duart e një grupi të vogël personash

emigracioni
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin kryesisht të rinjtë.
Prej kohësh klerikët bëjnë thirje në mënyrë që të ndalet emigracioni pasi Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë nga largimet masive.
Rektori i shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”, dom Artur Jaku pas meshës së shenjtë tha se një shqetësim i madh për Shqipërinë mbetet emigracioni. Shqiptarët po emigrojnë u shpreh kleriku Jaku për shkak se në vendin e tyre nuk ka një të ardhme dhe se pasuria e vendit ndodhet në duart e një grupi të vogël personash.