Emigrantët afrikanë me 10 gusht në Gjadër, banesat e parafabrikuara për strehimin kanë nisur të vijnë

Ndryshe sa kishte deklaruar Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës në Gjadër më 5 qershor 2024, se ‘kampet e emigrantëve në Shqipëri do të jetë operative më 1 gusht’, ekspertët teknikë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës së Romës e cila ka kompetencat për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve, deklarojnë se do të duhen të paktën 10 ditë të tjera që të përfundoj.

Ndërkohë në Gjykatën e Romës, vijon puna për montimin e 10 mega ekranëve që do të shërbejnë për të shqyrtuar në videokonferencë nga Gjadri kërkesat e azil të emigrantëve afikane. Aty 22 gjykatës do të shqyrtojnë brenda 28 ditëve kërkesat e tyre për azil.

Fillimisht emigrantët do të qëndrojnë në kampin e ngritur ne portin e Shëngjinit pastaj do të zhvendosen ne Gjadër brenda 48 orëve.

Numri i zbarkimeve në brigjet italiane është në rënie. Mbërritjet e azilkërkuesve në territorin Italian nga Afrika e veriut në muajin qershor janë vetëm një e treta e atyre të regjistruara në të njëjtin muaj të vitit 2023.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.