Emigrantët e paligjshëm, Britania do të gjobisë ata që i strehojnë dhe punësojnë…
Emigrantët e paligjshëm, Britania do të gjobisë ata që i strehojnë dhe punësojnë
Qeveria e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka prezantuar një paketë të masash kundra emigrantëve ilegal. Masa përfshinë si punëdhënësit e emigrantëve ilegal ashtu edhe pronarët e banesave që ua japin me qira pronën e tyre personave që kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme.
Për një punëdhënës që punëson një emigrant ilegal do te ketë gjoba nga 10 deri në 45 mijë Stërlina. Ndërsa për pronarët që japin shtëpitë më qira gjoba do të jetë 1000 deri në 5000 mijë stërlina.
Masa të reja përfshinë edhe ngritjen e një qendre koordinimi me kompanitë Meta dhe Tik Tok për të fshirë postimet që ofrojnë trafik emigrantësh nga Franca e Belgjika drejt Anglisë.
Ndërkohë, ministrat britanike kanë ringjallur propozimet për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në territoret jashtë Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e opsioneve alternative për të trajtuar krizën e anijeve të vogla.