Emigrantët, Meloni: Vendimi i Gjykatës së Romës është i paarsyeshëm. Protokolli me Shqipërinë do të funksionojë

Vendimi i Gjykatës së Romës, që çoi në kthimin e emigrantëve nga Shqipëria në Itali, “është absolutisht i paarsyeshëm sepse nuk ka të bëjë me çështjen e Shqipërisë por të të gjithë emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vende të caktuara”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“Unë mendoj se asnjë shtet ligjor nuk mund të injorojë menaxhimin e flukseve migratore dhe nuk mund të injorojë një luftë kundër imigracionit të paligjshëm”. Protokolli i Italisë dhe Shqipërisë është objektivisht një projekt që mund të ndryshojë çështjen e menaxhimit të flukseve migratore dhe këtë e kuptojnë të gjithë edhe në nivel europian. E kisha marrë parasysh që protokolli për emigrantët me Shqipërinë do të duhet të kapërcejë shumë pengesa dhe do t’i kapërcejë. Protokolli do të funksionojë dhe nuk kam ndërmend që një zgjidhje që kemi identifikuar, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin europian, thjesht do të çmontohet sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord me këtë”, tha Meloni.

12 emigrantët që mbërritën më 16 tetor në Shqipëri u kthyen përsëri në Itali, sipas një vendimi të Gjykatës së Romës. Marrëveshja parashikonte që në Shqipëri do të vendoseshin vetëm emigrantë që vinin nga vende të konsideruara të sigurt nga Italia, por Gjykata vendosi se, Bangladeshi dhe Egjipti, vendet nga ku vinin 12 emigrantët, nuk janë vende të sigurta. Për rrjedhojë ata u rikthyes sërish në Itali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.