Medaljet dhe rekordet, historitë e bëmave sportive, por edhe ato më kuriozet. Të gjitha këto kanë ndodhur deri tani në Olimpiadën “Paris 2024”. Por padyshim, e fundit, edhe pse e zmadhuar disi nga bota e tendencave sociale, është ajo e ngjashmërisë mes Mauro Nespoli, harkëtarit italian, i lindur në Voghera, dhe Eminemit, reperit amerikan.
Kapelja sigurisht që ndihmon, pastaj vështrimi me sy, njëri teksa këndon, tjetri duke marrë në shenjë, në kërkim të dhjetëshes në shënjestër. Edhe mjekra shumë e ngjashme. Që këtu çmenden rrjetet sociale me italianin Eminem të përfshirë në Olimpiadë.
Shigjetari italian që ka marrë tri medalje në 2008, 2012 dhe 2021, po kënaqet tani me krahasimin dhe riposton disa nga karikaturat më qesharake në rrjetet e tij sociale. Kompletuar me një ftesë për Eminem-in e vërtetë për të provuar disa gjuajtje me shigjetë së bashku. Dhe në një skenë madhore si ajo olimpike, ka vërtet shpresë që të dy sozitë të takohen së shpejti.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.