Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”, videoanalisti Mani dhe gazetari Methasani, analizojnë Teuta-Vllaznia 0-0
Emisioni më i ri në RTSH Shkodra, “Emocionet e pas ndeshjes”, mbrëmjen e së shtunës ishte në etapën e dytë të tij. Tema kryesore e këtij emisioni ishte barazimi 0 me 0 i Vllaznisë në transfertën e Durrësit për javën e 32-të të kategorisë Superiore. Trajneri i futbollit dhe njëherazi videoanalisti Ardit Mani që ishte i ftuar në studio si dhe gazetari sportiv i RTSH-së, Dëfrim Methasani , në lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana, analizuan takimin në fjalë.
Me interes në minutat e këtij emisioni ishte edhe komenti për barazimin e Vllaznisë me Apoloninë në futboll femra, si dhe lidhja e drejtpërdrejtë me trajnerin e basketbollit Vllaznia, Damian Bekteshi pas fitores në Kamzë, ku kuqeblutë u kualifikuan në gjysëmfinale.