“Emocionet e pas ndeshjes”, është emisioni më i ri që i shtohet programacionit të RTSH Shkodra, në përbërje të të cilit janë komentet dhe analizat menjëherë pas ngjarjeve sportive me të ftuarit specialist të fushës në studio. Krahas emisionit “Sudio Sport” që transmetohet të mërkurën, në kërkim të një informacioni sa më të afërt dhë të freskët për amatorët e sportit, departamenti i sportit pranë RTSH Shkodra nisi mbrëmjen e së shtunës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Vllaznia-Laçi, emisionin e ri i titulluar “Emocionet e pas ndeshjes”. Së bashku me dy të ftuarit e tij në studio, trajnerin e futbollit, Arbër Shytani dhe menaxherin e futbollit, Dritan Gjyrezi, në fokusin e gazetarit sportiv Gaspër Marku ishte analiza e ndeshjes Vllaznia-Laçi. Një analizën e mirëfilltë teknike e dyshes Shytani dhe Gjyrezi, duke përcjellë nota kritike për lojën e kuqebluve, ku shumë futbollistë titullarë janë jashtë formës së tyre sportive, ndërkohë që nuk nguruan t’i japin meritat e duhura Laçit me element 17-18 vjeçarë në formacion, dhe sidomos timonierit të saj, trajnerit të njohur shkodran, Armando Cungu për mënyrën e menaxhimit të ndeshjes në fjalë. Me interes për shikuesit e shumë që ndoqën këtë emision të parë me këtë format të ri, ishin edhe dy prononcimet e trajnerëve, Qatip Osmani i Vllaznisë dhe Armando Cungu i Laçit, të cilët i dhanë edhe më shumë emocion minutave të këtij emisioni, i cili në pjesën përmbyllëse të tij pati edhe komentet e ndeshjeve të fundjavës për lojrat me dorë, volejboll dhe basketboll.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.