Emisioni “Studio Sport” – Aktivitetet sportive në analizën e të ftuarve

Emisioni “Studio Sport” erdhi mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra për të gjithë amatorët e sportit, me të ftuar specialë, ku u diskutua rreth aktiviteteve sportive të javës.
Vllaznia ishte kryefjala e diskutimeve, ku u analizua fitorja ndaj Laçit, por edhe vazhdimësia e skuadrës kuqeblu.
Ndërsa një vëmendje të veçantë mori edhe fitorja e turneut ndërkombëtar të futsales për Vllazninë e femra në Itali.
Emisioni “Studio Sport” vjen çdo të mërkurë në orën 20:30 në RTSH Shkodra, ku analizohen dhe komentohen me të ftuar në panel aktivitetet sportive të javës.