Emocione të rralla nga 16-vjeçari/ Nikolas Gjoni koncert me muzikë klasike për publikun

muzikantet

muzikantet

E shtuna ishte një mbrëmje e veçantë në Lezhë. Fizarmonika u gërshtua bukur me veglat e harqeve përmes një koncerti recital me muzikë klasike, i cili u mbajt nga Nikolas Gjoni, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Beselidhja”.

Përformanca e 16-vjeçarit solli emocione të rralla për publikun që kishte mbushur sallën e qendrës kulturore të fëmijëve.Pasi dëgjuan me vëmendje koncertin ku firzamonika ishte në qendër të vëmendjes dhe shoqërohej nga një ansambël harqesh drejtuar nga maestër Lorenc Radovani, per të pranishmit ky ishte suksesi i radhës i një nxënësi, shkollës dhe gjithë atyre që përgatisin fëmijët.

Koncertmaestër Lorenc Radovani i cili shoqëoi me violinë performancën e Nikolas Gjonit, tha se shumë shpejt këta artistë në rritje do të jenë prezentë në çdo skenë për të dhënë edhe një kontribut të çmuar në kulturë, ndërsa Nikolas Gjoni foli për emocionet e koncertit të parë recital, duke ia dedikuar gjithçka punës së vazhdueshme.

Koncertet klasike janë bërë të shpeshta vitet e fundit në Lezhë, kjo falë përfomancës së nxënësve të shkollës së muzikës “Besëlidhja” të cilët shihen mjaft premtues për të ardhmen, duke i rikthyer këtij qyteti lavdinë e dikurshme në muzikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.