Categories: LajmeLajme nga Vendi

Emocione të rralla nga 16-vjeçari/ Nikolas Gjoni koncert me muzikë klasike për publikun

E shtuna ishte një mbrëmje e veçantë në Lezhë. Fizarmonika u gërshtua bukur me veglat e harqeve përmes një koncerti recital me muzikë klasike, i cili u mbajt nga Nikolas Gjoni, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Beselidhja”.

Përformanca e 16-vjeçarit solli emocione të rralla për publikun që kishte mbushur sallën e qendrës kulturore të fëmijëve.Pasi dëgjuan me vëmendje koncertin ku firzamonika ishte në qendër të vëmendjes dhe shoqërohej nga një ansambël harqesh drejtuar nga maestër Lorenc Radovani, per të pranishmit ky ishte suksesi i radhës i një nxënësi, shkollës dhe gjithë atyre që përgatisin fëmijët.

Koncertmaestër Lorenc Radovani i cili shoqëoi me violinë performancën e Nikolas Gjonit, tha se shumë shpejt këta artistë në rritje do të jenë prezentë në çdo skenë për të dhënë edhe një kontribut të çmuar në kulturë, ndërsa Nikolas Gjoni foli për emocionet e koncertit të parë recital, duke ia dedikuar gjithçka punës së vazhdueshme.

Koncertet klasike janë bërë të shpeshta vitet e fundit në Lezhë, kjo falë përfomancës së nxënësve të shkollës së muzikës “Besëlidhja” të cilët shihen mjaft premtues për të ardhmen, duke i rikthyer këtij qyteti lavdinë e dikurshme në muzikë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i paqëndrueshëm vazhdon deri të premten. Fundjava sjell përmirësime, temperaturat deri në 27 gradë

Moti i paqëndrueshëm në vend do të vijojë të na shoqërojë edhe gjatë ditës së…

14 seconds ago

Ted Kopliku fushatë në Zogaj – Kandidati për deputet i PD- së bashkëbisedim me banorët e zonës

Zogaj ishte ndalesa e radhës e kandidatit për deputet të PD-së, Ted Kopliku. Gjuetia e…

5 minutes ago

Kliti Hoti: Shkodra e lënë në harresë – Kandidati për deputet i PD-së vizitë në një shtypshkrojnë në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Kliti Hoti, vizitoi sot një shtypshkronjë,…

10 minutes ago

Mbeturinat në Tepe – Situata del jashtë kontrollit, ambienti kthehet në venddepozitim të mbetjeve

“Lutemi mos hidhni mbeturina!”, shkruhet në këtë tabelë në lagjen “Tepe”,  e vendosur nga Bashkia…

13 minutes ago

Leksion i hapur në UNISHK – Vlerat natyrore dhe ekologjike në Shqipërinë e Veriut diskutohen nga studentë e pedagogë

43 studentë dhe pedagogë të ciklit master nga Universiteti i Klagenfurtit në Austri morën pjesë…

19 minutes ago

Një jetë e tërë si qëndistare – Artenca Kruja edhe pse 82 vjeç, vazhdon të punojë me pasion

Ishte vetëm 7 vjeçe kur, për herë të parë, me duart e saj qëndisi një…

36 minutes ago