Që prej 14 qershorit, në ekranin e RTSH Shkodra vijon të transmetohet emisioni maratonë, “Emocionet e Europianit 2024”. Pas ndeshjeve në grupe, tashmë emocionet janë përqëndruar në ballafaqimet për kualifikimin e tetë më të mirave. Krahas dy të ftuarve të zakonshëm, analistëve të futbollit, Ardit Mani dhe Edmond Doçi, mbrëmjen e së dieles, pjesë e panelit ishin edhe këngëtarja Saviana Vjerdha, si dhe pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Artan Kalaja. Në fokusin e diskutimeve ishte surpriza e parë e këtij europiani, Zvicra e kapitenit shqiptar Granit Xhaka që eleminoi Italinë. Por me të njëjtin emocion u diskutua edhe për sfidën tjetër shumë të dyluftuar, Angli-Sllokani, ku gati-gati, edhe Anglia ishte gati t’i bashkohej Italisë për largimin nga Europiani, por vetëm minuta e shtesë e 95-ta ishte shpëtimtare për anglezët. Jo pak drithësuese fillimi i ndeshjes edhe për Spanjën e konsideruar pretendente kryesore për titull, ku pas avantazhit të gjeorgjianëve, iu deshë shumë punë për ta përmbysur në favorin e tyre. Ndërkohë, si zakonisht, lidhjet e drejtpërdrejta, janë një tjetër frymëmarrje e këtij emisioni, ku fillimisht ishte ish futbollisti i kombëtares, dhe kapiteni aktual i Vllaznisë Bekim Balaj, i cili duke folur nga kampingu sportiv i Bosnjes ku kuqeblutë vazhdojnë përgatitjet europiane, krahas analizës së Shqipërisë në Europian, foli edhe për skuadrën kuqeblu. Një tjetër lidhje e drejtpërdrejtë, ishte edhe ajo me Gjermaninë, ku tifozi shkodran Genc Selmani, foli për atmosferën e atjeshme, ku ai vazhdon të ndjekë me emocionet takimet e Euro 2024.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.