“Emocionet e Europianit” ul siparin, për një muaj rresht emisioni i RTSH Shkodra shoqëroi tifozët
Me finalen e madhe, Spanjë-Angli, e luajtur mbrëmjen e së dielës në Berlin është mbyllur Kampionati Europian i futbollit duke shpallur me meritë Spanjën kampione. Që nga data 14 qershor, kur startoi emisioni “Emocionet e Europianit 2024”, dhe deri mbrëmjen e djeshmne të 14 korrikut 2024, RTSH Shkodra ka qënë për një muaj me radhë pranë shikuesve të saj me komente dhe analiza profesionale. I tillë ka qënë edhe emisioni përmbyllës i Europianit, ku krahas dy të ftuarve të zakonshëm, Edmond Doçi dhe Ardit Mani, të pranishëm ishin edhe ish- kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Oltion Luli, një ish- kampion dhe rekordmen në atletike.
Me emocionet e sportit, RTSH Shkodra do të vijojë të jetë pranë shikueve të saj me ndeshjet e Vllaznisë në Uefa Konference League, ku të enjten, në “Loro Boriçi”, luhet ndeshja e kthimit, Vllaznia-Valur.