Emocionet e “Final 4” shumë pranë, dyndje shkodranësh nga jashtë vendit për të mbështetur Vllazninë
Skuadrën kuqeblu në përballjet e “final 4” pritet ta mbështesë një tifozëri e zjarrtë shkodrane, ku të shumtë janë edhe ato që jetojnë jashtë vendit. Njëri prej tyre është edhe Ermir Spahija, që ka mbërritur nga Belgjika, ndërkohë që edhe shumë të tjerë pritet të mbërrijnë në ditët në vazhdim.
Entuziasmi i Spahisë dhe i shumë tifozëve të tjerë është për fitore të Vllaznisë me Egnatian dhe më pas marshimi drejt fitimit të titullit kampion.
Sipas informacionit marrë në Klubin e Futbollit Vllaznia, mësohet se numri i biletave të shitura për llogari të tifozërisë shkodranë në stadiumin “Air Albania” ka shkuar në një numër rekord.