“Emocionet e pas ndeshjes” – Analizohet humbja e Vllaznisë ndaj Partizanit

Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes” ka ardhur menjëherë pas takimit Partizani – Vllaznia në ekranin e RTSH Shkodra.
Humbja e shkodranëve, por edhe loja e zhvilluar në këtë sfidë, është analizuar në panelin e drejtuar nga gazetari Gaspër Marku.
Të ftuar në studio, por edhe në lidhje direkte nga Tirana, ishin: Ardit Mani, videoanalist, Mhill Shkëmbi, specialist i gjykimit, dhe Altin Sulçe, gazetar sportiv.
Emisioni “Emocionet e Pas Ndeshjes” vjen menjëherë pas ndeshjeve të Vllaznisë, ku analizohet dhe komentohet, me të ftuar në studio, paraqitja e ekipit shkodran.