“Emocionet e pas ndeshjes” – Lugji, Mani, Lumanaj, analizojnë fitoren e Vllaznisë në Durrës
Fitorja në transfertë e Vllaznisë me Teutën 1 me 3 është analizuar në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra.
Të ftuarit në panel, ish futbollisti Fatmir Lugji, si dhe dy trajnerët e futbollit, Ardit Mani dhe Zamir Lumanaj, kanë vlerësuar, jo vetëm fitoren, por edhe lojën e mirë të Vllazninë në përballjen me durrsakët në stadiumin “Niko Dovana”.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe opinionet për kampionatet e kategorisë së dytë dhe të tretë, dhe problematikën që asnjë nga skuadrat e qarkut të Shkodrës nuk po arrin të ngjitet në kategorinë e parë.