“Emocionet e pas ndeshjes” – Mani dhe Kurti, analizojnë humbjen e Vllaznisë 3-1 me Laçin
Humbja e Vllaznisë 3-1 në transfertë me Laçin është analizuar gjërësisht në emisionin “Emocionet e pas ndeshjes”, transmetuar pasditen e së shtunës në ekranin e RTSH Shkodra. Të ftuarit në panelin e gazetarit sportiv, Gaspër Marku, vidioanalisti Ardit Mani dhe trajneri i futbollit Valmir Kurti, kanë folur me nota kritike për paraqitjen zhgënjyese të kuqebluve.
Me humbjen e pësuar ndaj Laçit, Vllaznia ka zbritur në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit, ndërkohë që për javën e 10-të pret Partizanin në “Loro Boriçi”.