Emocionet e pas ndeshjes në RTSH Shkodra/Specialisti Mani vlerësime dhe kritika për Vllazninë në barazimin me Tiranën
Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes” që transmetohet menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të Vllaznisë në ekranin ne RTSH Shkodra, ka vijuar edhe mbrëmjen e së dielës duke analizuar atë çfar prodhoi klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Duke komentuar barazimin 2 me 2, specialisti i futbollit, Ardit Mani, një i ftuar i përhershën i këtij formati televiziv ka përcjellë vlerësime, sidomos për autorin e dy golave, kapitenin Balaj,por edhe kritika në adresë të prapavijës kuqeblu. Për javën e tretë të Abissnet Superiore, Vllaznia luan të shtunën e kësaj fundjave në transfertë me Skënderbeun e Korçës.Pas dy javëve të para, Vllaznia ka grumbulluar 4 pikë, me bilancin 1 fitore dhe 1 barazim, dhe golaverazh 4-3.