“Emocionet e pasndeshjes”/Specialistët e futbollit, Mani dhe Zmijani, analizojnë eleminimin e Vllaznisë
Specialistët e futbollit, Ardit Mani dhe Denis Zmijani, kanë qenë dy të ftuarit e emisionit “Emocionet e pas ndeshjes” tranasmetuar mbrëmjen e së dielës në RTSH Shkodra menjëherë pas mbylljes së gjysmëfinales së “Final 4”, Vllaznia-Egnatia”. Pjesë e këtij emisioni të drejtpërdrejtë ishin edhe lidhjet e drejpërdrejta me gazetarin e njohur sportiv Ervin Baku nga stadiumi “Air Albania” si dhe ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy ish futbollistët shkodranë Edmond Zejnuni dhe Gac Ndoja, përcollën emocionet e tyre duke analizuar lojën e Vllaznisë ndaj Egnatias.