Empoli i Ismajlit befason Juven, shkon në gjysmëfinale të Kupës

Empoli i Ismajlit befason Juven

Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u zëvendësua nga Saba Goglichidze), që “pushtoi” shtëpinë e Juventusit duke fituar 5-3 pas penalltive (1-1 në kohën e rregullt) dhe duke arritur kështu në gjysmëfinalen e parë të historisë së tyre në Kupën e Italisë.

Toskanët shfrytëzuan një mbrëmje jo për bardhezinjtë dhe kaluan në avantazh në minutën e 24-të me një gjuajtje nga Maleh. Më pas iu afruan disa herë dyfishimit, si me rastin e shtyllës së bujshme të goditur nga Konate në fund të pjesës së parë.

Skuadra vendase barazoi në minutën e 66-të falë një loje të jashtëzakonshme të Thuram. Por goditjet nga njëmbëdhjetë metra vendosën ndeshjen: gabimet e Vlahovic dhe Yildiz ishin fatale për Juventusin, ndërsa Empoli shënoi 4 nga 4. Skuadra e D’Aversa tani do të përballet me Bolonjan në një gjysmëfinale të dyfishtë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.