Emrat- Kush janë kandidatët që kërkojnë të drejtojnë Policinë e Shtetit

Largimi nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit të Muhamet Rrumbullaku hapi edhe garën se kush do të jetë pasuesi i tij.

Pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri të ditur se zgjedhja e kreut të ri të Policisë së Shtetit do të zgjidhet përmes garës, kanë hedhur kandidaturat e tyre një sërë figurash që kanë shërbyer dhe shërbejnë në radhët e Policisë së Shtetit.

Kandidatët të cilët kërkojnë të drejtojnë Policinë e Shtetit deri tani janë;  Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi,  Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Altin Mena, Ardian Çipa, Idajet Faskaj dhe  Shemsi Prençi.

Gjithashtu, kandidatët që konkurrojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë edhe disa kritere, si: Grada e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë marrë masë disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.

Sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kjo është hera e parë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zgjidhet përmes konkurrimit, nisur edhe nga ndryshimet që u realizuan në ligjin për policinë e Shtetit para 2 muajsh.

Ndërkaq, dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm. Që pas largimit të Rrumbullakut e deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, Policia e Shtetit po drejtohet nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.