Ëndrra për t’u bërë veteriner / 16-vjeçari nga Vau Dejësi: E shoh si mundësi të mirë punësimi

VETERINER

VETERINER

Nikola Kolaj 16-vjeçari nga Vau Dejësi, pasi kreu shkollën e mesme të bashkuar në fshatin Mjedë me rezultate të shkëlqyera, vendosi që të vazhdojë studimet në shkollën e mesme profesionale të Bushatit. Ai është në vitin e parë, në degën veterinari. Dashuria për kafshët që në vogëli, i shërbeu atij për të realizuar ëndrrën për tu bërë veteriner.Nikola thotë se ky profesion shikohet si një mundësi punësimi dhe se dëshira e tij e madhe është që studimet e larta ti vazhdojë në Universitetin Bujqësor në Tiranë. Kërkesa e tregut të punës për veterinerë, ka bërë që të ketë interes të lartë për degën veterinari  në shkollën profesionale “Ndre Mjeda”.Hapja e degës veterinari disa vite më parë ka qënë rezultative për këtë shkollë për faktin se një pjesë e mirë e nxënësve e preferojnë më tepër, pa lënë jashtë teknologjinë ushqimore, bujqësi dhe ekonomi bujqësore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.