Ëndrrat e një djali si Elsidi – Ndonëse me aftësi ndryshe, falë vullnetit ka arritur të punësohet në Spitalin e Shkodrës
Ky është 27-vjeçari nga Shkodra, Elsid Sekja. Ndonëse me aftësi ndryshe kjo gjë nuk e ka penguar që të punojë. Këtë të marte ai bëri plot 5 vite si punonjës social pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Elsidi është një djalë energjik dhe çdo sfidë ai di ta kapërcejë
Ndër kolegët më të ngushtë të Elsidit është Paolo Kaceri , kryeinfermieri i spitalit, me të cilin prej 5 vitesh ndajnë të njëjtën zyrë.
Vazhdimisht Elsidi me iniciativën e tij ka organizuar studentët e infermierisë, të cilët bëjnë praktikën në repartin e kirurgjisë që të gjenden pranë familjeve në nevojë. Ai është edhe Anëtar i Këshillit Vendor Rinor.