Enea Jorgji, “Arbitri i vitit 2023”

Enea Jorgji

Enea Jorgji

Arbitrat janë një pjesë e rëndësishme e botës së futbollit, me kontributin e tyre të çmuar përmes vendimeve të tyre në fushën e blertë. FSHF ka akorduar në Mbrëmjen Gala që po mbahet mbrëmjen e sotme në TKOB edhe çmimin për “Arbitrin më të mirë të vitit 2023”.

Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji. Për të dhënë këtë çmim të rëndësishëm, moderatorët e këtij spektakli, Arjola Shehu dhe Arben Derhemi ftuan në skenë ish-gjyqtarin e njohur Plarent Kotherja i cili zbuloi edhe emrin e fituesit, që është Enea Jorgji.

Jorgji, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë këtë sezon në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, pasi mori vlerësimin si “Arbitri i Vitit 2023” u shpreh:

“Ky çmim nuk vlen vetëm për punën që kam bërë unë. Bashkë me mua kanë qenë edhe Denis Rexha dhe Ridigers Çokaj, kanë bërë një punë fantastike dhe kanë qenë mbështjeta ime më e madhe. Kam patur edhe Florian Latën si arbitër të katërt. Ai është arbitri i katërt i FIFA-s për vitin që vjen. Një sukses i madh që nuk do vinte pa mbështetjen e presidentit dhe sekretarit të FSHF-së.

Këtë çmim dua t’ua dedikoj personave që më kanë këshillur dhe qëndruar pranë, por edhe atyre që më kanë kritikuar. Ky çmim është arsyeja pse jam sot këtu, dhe pse po bëj më mirë. Do të bëj më mirë” – tha Enea Jorgji.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.