Energji alternative me kosto më të ulëta/ Bashkia Shkodër vijon investimet në ndriçimin publik dhe kullat e karikimit të mjeteve

energjia
Sigurimi dhe përdorimi i burimeve të reja energjitike, është një sfidë e vazhdueshme për të gjitha vendet, edhe për Shqipërinë. Në Shkodër, prej kohësh ka nisur instalimi dhe shfrytëzimi i energjisë së prodhuar nga panelet fotovoltaike, si shumë të përshtatshme dhe miqësore me mjedisin.
Paralelisht, po punohet për përmirësimin e ndriçimit publik në qytet por edhe uljen e kostove të konsumit që paguhen nga qytetarët përmes tarifave vjetore. Bashkëpunimi i Agjensisë së Efiçencës dhe Mbrojtjes së Energjisë me Bashkinë Shkodër, tashmë po vijon të japë frytet e veta….Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, u miratua edhe alokimi i fondeve për blerjen e makinave elektrike për qeverisjen vendore siç edhe biçikleta elektrike për punonjësit e Policisë Bashkiake. Bashkia Shkodër, duket e vendosur jo vetëm në përdorimin e burimeve të energjisë alternative por edhe për një qasje më miqësore me mjedisin, duke ulur edhe kostot për qytetarët aty ku është e mundur.